Nga PAN- i te PLAN-i, reagon nënkryetarja e VV-së

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku përmes një shkrimi ka reaguar pas letrës së presidentit Thaçi drejtuar Kurtit.

Kollcaku ka shkruar në Facebook se është duke u bërë grabitje e pushtetit në kundërshtim me Kushtetutën.

Ajo thotë se pastaj do të bëhet legalizim i  i veprimit antikushtetues përmes ndërrimit të Kushtetutës.

Kujtojmë se sot presidenti i vendit, Hashim Thaçi, përmes një letre zyrtare i ka kërkuar Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje një emër të ri për ta mandatuar si kandidat për ta formuar Qeverinë e re.

Në këtë letër drejtuar Kurtit, Thaçi ka thënë se pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë (Vendimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës Nr. 07-V-013, të datës 25.03.20120), në pajtim me nenin 95 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës do t’i ndërmarrë hapat e nevojshëm për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

RAPORTO