Nga ora 21:00-05:00 lejohen vetëm ato biznese që punojnë në hapësira të hapura dhe “take away”

Hoti në një konferencë për medie, pas takimit me përfaqësuesit e institucioneve shëndetësore, theksoi se të gjitha lokalet do të mbyllen nga ora 21:00 deri në orën 05:00.

Ai ka shtuar puna do të lejohet vetëm për ato biznese që punojnë në hapësira të hapura dhe ato “take away”, apo “merre me vete”.

“Sa i përket bizneseve, mbyllen të gjitha bizneset e gastronomisë duke filluar nga ora 21:00 deri në 05:00 në mëngjes. Jashtë këtij kufizimi, lejohet puna vetëm për hapësirat e hapura dhe ajo që duhet ‘take away’, apo ‘merre me vete’”, tha Hoti

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.