Nga nesër punonjësve të institucioneve u kërkohet certifikata e vaksinimit ose teste

12.09.2021

Kryetarët e komunave i përkrahin masat e reja antiCOVID-19 të vendosura nga Qeveria e Kosovës dhe duke filluar nga nesër asnjë zyrtar komunal i pa vaksinuar dhe që nuk e posedon testin PCR nuk do të mund të ketë qasje në institucionet komunale. Kështu ka deklaruar drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës Sazan Ibrahimi […]

Nga nesër punonjësve të institucioneve u kërkohet certifikata e vaksinimit ose teste Foto: Ilustrim

Kryetarët e komunave i përkrahin masat e reja antiCOVID-19 të vendosura nga Qeveria e Kosovës dhe duke filluar nga nesër asnjë zyrtar komunal i pa vaksinuar dhe që nuk e posedon testin PCR nuk do të mund të ketë qasje në institucionet komunale.

Kështu ka deklaruar drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës Sazan Ibrahimi në një intervistë për KosovaPress në të cilën ka dhënë detaje nga takimi që kryetarët e komunave kishin me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Ibrahimi tha se në këtë takim janë diskutuar masat e fundit të Qeverisë së Kosovës kundër COVID-19, të cilat hyjnë në fuqi nga nesër e që janë mbyllja e institucioneve parashkollore e qëndrimeve ditore, mbyllja e çerdheve, shtyrja e fillimit të mësimit për dy javë, ndalimi i mësimit me prezencë fizike në universitete.

Po ashtu studentët për t’iu mundësuar regjistrimi në konvikt, duhet të kenë certifikatë vaksinimi, test PCR apo serologjik.