Nga nesër nxehti afrikan pritet të shtrihet në vendin tonë

28.04.2021

Ditëve në vijim priten edhe temperatura verore, mbi 25C. Kryesisht me diell në dy ditët e ardhshme. Në fundjavë do të ketë edhe vransira. Një valë e të nxehtit nga Afrika pritet të shtrihet mbi vendin tonë në ditët në vijim. Dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot kryesisht me diell. Nga e premta […]

Nga nesër nxehti afrikan pritet të shtrihet në vendin tonë Foto: Ilustrim

Ditëve në vijim priten edhe temperatura verore, mbi 25C. Kryesisht me diell në dy ditët e ardhshme. Në fundjavë do të ketë edhe vransira.

Një valë e të nxehtit nga Afrika pritet të shtrihet mbi vendin tonë në ditët në vijim. Dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot kryesisht me diell. Nga e premta priten edhe temperatura verore, me maksimale edhe deri në 27C e 28C.

Ditëve të fundjavës do të ketë shtim të vransirave, me mundësi që të shtunën mbrëma të ketë edhe riga lokale shiu.Nga fillimi i javës së ardhshme, parashihet rënie e temperaturave, e ditën e martë edhe reshje lokale shiu, e në pjesën e dytë të javës do të mbajë mot kryesisht me diell dhe ngrohtë, me temperatura përreth vlerave mesatare.

Me valën e të nxehtit që vije nga Afrika veriore, mbi rajon parashihen depërtime edhe të pluhurit saharian, që ditëve të ardhshme do të ndikoj në rritjen e ndotësve të grimcave më të mëdha PM10, e të cilat mund të përkeqësojnë indeksin e cilësisë së ajrit edhe në vlera të dobëta. Varësisht nga shpërndarja e pluhurit, indeksi vende-vende do të jetë edhe në vlera mesatare por edhe të pranueshme.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 8C deri 14C, e maksimalet do të shënojnë rritje deri në 27C e 28C ditën e premte dhe të shtunë.

Shtypja atmosferike në përgjithësi luhatet përreth vlerave normale, ditën e diel me një tendencë të rënies.