Pas shqyrtimit të ankesës të Vetëvendosjes, Gjykata Supreme mori vendim që të numërohen 1806 pakot me fletëvotime nga diaspora.
“Me qëllim të zbatimit të aktgjykimit të Gjykatës Supreme do të fillojmë me procesin e vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime. Pas këtij procesi, sonte në QNR (e martë, 5 nëntor, ora 21:00) do të fillojmë me numërimin e fletëvotimeve të aprovuara”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Me tu marr vendimi nga ana e Gjykatës Supreme anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka thënë se sot iu kthye e drejta e mërgimtareve me vendimin e Supremes për numërimin e votave të tyre dhe se nesër, jemi gati edhe për shpalljen e rezultateve përfundimtare.