Nga nesër fillon vaksinimi edhe të dielave në Kosovë

11.09.2021

Qytetarët e Kosovës nga nesër mund të vaksinohen edhe të dielave. Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se nga kjo javë qendrat e vaksinimit do të punojnë edhe gjatë vikendit. Mbështetur në vendimin e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, që nga kjo javë, qendrat e vaksinimit do të punojnë gjatë gjithë […]

Nga nesër fillon vaksinimi edhe të dielave në Kosovë Foto: Ilustrim

Qytetarët e Kosovës nga nesër mund të vaksinohen edhe të dielave.

Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se nga kjo javë qendrat e vaksinimit do të punojnë edhe gjatë vikendit.

Mbështetur në vendimin e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, që nga kjo javë, qendrat e vaksinimit do të punojnë gjatë gjithë ditëve të javës dhe festave zyrtare.

E gjithë kjo për të lehtësuar qasjen në procesin e vaksinimit dhe për t’ju përgjigjur kërkesës së madhe të qytetarëve për vaksinim.

Të njejtën kohë, Ministria e Shëndetësisë inkurajon qytetarët që të caktojnë termine për vaksinim kundër COVID-19 në: https://ekosova.rks-gov.net/Service/14