Nga Kryesia e LDK-së: S’ka emër për kandidat për kryeministër

Një ditë para mbajtjes së Këshillit të Përgjithshëm, LDK-ja ka mbledhur kryesinë e vjetër për të diskutuar mbi situatën politike në vend dhe organizimin për zgjedhje të parakohshme.

Megjithëse u raportua se në këtë takim do të propozohen emirat për kryesinë e re, nënkryetarët e partisë dhe të kandidatit për kryeministër, kjo u mohua nga zëdhënësi, Besian Mustafa.

 Ai në një prononcim për media tha se e vetmet pika që janë diskutuar në kryesinë e LDK-së janë shpërndarja e Kuvendit të Kosovës që pritët të ndodhë me 22 gusht dhe përgatitjet për zgjedhje të reja, raporton KosovaPress. LDK-ja të shtunën e 3 gushtit ka mbajtur Kuvendit Zgjedhor ku Isa Mustafa u rizgjodh për herë të tretë krye të këtij subjekti politik.

RAPORTO