Nga kjo datë nuk mund të hyjnë në Kosovë ata që s’janë vaksinuar me dy doza
Ndërsa, këto masa të reja kanë hyrë në fuqi nga dita e sotme, ku ndër tjerash këto masa kanë paraparë edhe fillimin e vitit të ri shkollor 2021/2022, shfrytëzimin e hapësirave të brendshme të lokaleve të gastronomisë për klientët që ofrojnë dëshmit të vaksinimit anti-COVID apo test negativ. Ministria e Shëndetësisë gjatë ditës së sotme […]
Ndërsa, këto masa të reja kanë hyrë në fuqi nga dita e sotme, ku ndër tjerash këto masa kanë paraparë edhe fillimin e vitit të ri shkollor 2021/2022, shfrytëzimin e hapësirave të brendshme të lokaleve të gastronomisë për klientët që ofrojnë dëshmit të vaksinimit anti-COVID apo test negativ.
Ministria e Shëndetësisë gjatë ditës së sotme ka publikuar të detajuara masat e reja anti-COVID, ku edhe parashohin që personat që nuk janë të vaksinuar me dy doza nuk mund të hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës.
Në njoftimin e MSH-së bëhet e ditur se nga data 13 tetor, çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës, duhet të posedojë certifikatën e vaksinimit të plotë, ose test RT-PCR negativ për COVID-19, jo më të vjetër se 72 orë, apo test të shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.
Sipas MSH-së, nuk do të jetë e mjaftueshme më marrja e vetëm një doze dhe se e njëjta do të vlejë edhe për punonjësit në institucione dhe ndërmarrje publike.
“Përcaktohet se nga data 13 tetor 2021, çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës, duhet të posedoj certifikatën e vaksinimit të plotë apo ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 2.2 deri 2.4. Pra nuk do të jetë më e mjaftueshme marrja e vetëm një doze. E njëjta vlen edhe për punonjësit në institucione dhe ndërmarrje publike”, thuhet në vendimin e MSH-së.