Nga java e ardhshme nis shpërndarja e 60 milionë eurove për biznese

29.09.2020

Të hënën Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të rregullt ka marr vendim që të ndaj 87 milionë euro për qytetarët dhe bizneset. Nga 87 milionë euro, 60 milionë euro do të mbështeten bizneset, varësisht prej numrit të të punësuarve që kanë, do ta thjeshtësojmë këtë çështje në maksimum duke mos kërkuar që bizneset […]

Nga java e ardhshme nis shpërndarja e 60 milionë eurove për biznese Foto: Ilustrim

Të hënën Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të rregullt ka marr vendim që të ndaj 87 milionë euro për qytetarët dhe bizneset.

Nga 87 milionë euro, 60 milionë euro do të mbështeten bizneset, varësisht prej numrit të të punësuarve që kanë, do ta thjeshtësojmë këtë çështje në maksimum duke mos kërkuar që bizneset të aplikojnë në Ministri të Financave për të marrë këto fonde por do të përdorim kritere shumë të thjeshta bazuar në numrin e punëtorëve që kanë bizneset në dhjetorin e vitit 2019.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se nga java e ardhshme nis shpërndarja e 60 milionë eurove.

“Fondi prej 87 mil € tashmë është aktiv dhe në dispozicion të qytetarëve dhe bizneseve. Nga java e ardhshme nisim me shpërndarjen e 60 mil €, ndërsa deri në fund të vitit do të shpërndahen gjithsej 87 mil € që i kemi aprovuar në Qeveri” ka shkruar Hoti

Nga shuma prej 87 milionë eurove, 7.5 milionë euro do të ndahen për asistencë sociale për familje që janë në asistencë sociale, shtesë prej asistencës të rregullt që e marrin, do të marrin 7.5 milionë euro për muajin tetor deri në dhjetor, e treta, Ministrisë së bujqësisë i janë ndarë nga kjo shumë edhe 12 milionë euro për dyfishimin e subvencioneve në bujqësi.