Nga fillimi i pandemisë deri më tani në Kosovë kanë vdekur 23 profesionistë shëndetësorë

04.01.2021

Që nga fillimi i përhapjës së Coronavirusit, mjekët dhe infermierët ishin ndër të parët që luftuan kundër këtij virusi, e këtë luftë po e vazhdojnë ende. Coronavirusi gjatë kësaj periudhe nuk i ka kursyer as mantelbardhët, por përkundër kësaj ata i qëndruan besnikë betimit të tyre se do jenë gjithmonë në shërbim të pacientëve. Si […]

Nga fillimi i pandemisë deri më tani në Kosovë kanë vdekur 23 profesionistë shëndetësorë Foto: Ilustrim

Që nga fillimi i përhapjës së Coronavirusit, mjekët dhe infermierët ishin ndër të parët që luftuan kundër këtij virusi, e këtë luftë po e vazhdojnë ende.

Coronavirusi gjatë kësaj periudhe nuk i ka kursyer as mantelbardhët, por përkundër kësaj ata i qëndruan besnikë betimit të tyre se do jenë gjithmonë në shërbim të pacientëve.

Si ushtarët e parë në front me armikun e padukshëm, shumë prej tyre u infektuan, por 23 mjekë e infermierë e humbën betejën me këtë virus.

Që nga marsi ku në Kosovë u shfaqen rastet e para me Coronavirus deri më sot betejën e kanë humbur 17 mjekë dhe 6 infermierë.

Kujtojmë se në fillim të muajit nëntor, betejën me Coronavirus e kishte humbur edhe mjeku nga Suhareka, Sedat Hoti.

Sedat Hoti kishte shërbyer në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, si shef i shërbimeve te terapisë fizikale.