Nga sot fillon ekzekutimi i shtesave për fëmijët me rritje prej 50 për qind
25.11.2025
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se nga sot fillon ekzekutimi i shtesave për fëmijët me rritjen e re prej 50%, e cila tashmë është miratuar nga Qeveria.
Nga kjo rritje do të përfitojnë rreth 400 mijë fëmijë në gjithë Kosovën.
Sipas shembujve të prezantuar nga Kurti:
– Një familje me dy fëmijë, që deri tani ka marrë 40 euro, nga nesër do të marrë 60 euro.
– Një familje me tre fëmijë, që ka marrë 90 euro, do të marrë 135 euro.
– Një familje me katër fëmijë, që ka marrë 120 euro, tash do të marrë 180 euro.
“Urime të gjithë fëmijëve! T’i gëzoni me shëndet”, shkroi Kurti.