Nga e mërkura, qytetarët do të kenë të drejtë lëvizjeje vetëm 90 minuta në ditë

Në konferencën për media të mbajtur në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës nga ministri Vitia janë prezentuar masat e reja.

Sipas minsitrit Arben Vitia nga e mërkura 15 prill duke filluar nga ora 06:00 do të hyn në fuqi masat e reja.

Qytetarët do të lëvizin nga ora 07:00 deri në ora 22:30 në bazë të shifrës së parafundit të numrit personal që gjendet në pjesën e pasme të letërnjoftimit.

Qytetarët e Kosovës mbi moshën 16-vjeçare, nga e mërkura, (6:00 mëngjes), do të kenë të drejtë qarkullimi vetëm një orë e gjysmë në ditë.

Sipas vendimit të fundit, dalja jashtë shtëpive duhet të bëhet vetëm me arsye, për të kryer ndonjë shërbim apo për furnizim.

Për personat e moshës nën 16-vjeç, po ashtu lejohet dalja për një orë e gjysmë, sipas kriterit të njëjtë, por duhet të jenë të shoqëruar nga një anëtar i familjes së ngushtë.

Gjatë qarkullimit me veturë, shoferit nuk i lejohet të bartë më shumë se një pasagjer.

Se kur do të jetë koha e tyre e daljes jashtë shtëpive do të përcaktohet në bazë të tre numrave të fundit të letërnjoftimeve.

Gjithashtu Vitia ka treguar se personat mbi 16 vjet gjatë lëvizjes duhet ta kenë gojën dhe hundën të mbuluar me maskë, shallë apo ndonjë paisje tjetër mbrojtëse.

Ndërsa sa i përket qarkullimit të automjeteve të bizneseve kjo do të lejohet me leje të lëvizjes nga ATK për bizneset lista e të cilave do të publikohet nesër.

RAPORTO