Nga e marta shërbyesit civil “paralizojnë” shtetin, hyjnë në grevë!
Nëse Qeveria nuk merr vendim për nivelizimin e pagave për shërbimin civil, në vend do të fillojë edhe një grevë e re. Rreth 22 mijë shërbyes civilë, po paralajmërojnë grevë nga e marta. Në Sindikatën e Shërbyesve Civilë po thonë se nuk do të heqin dorë nga greva deri në realizimin e kërkesave të tyre. […]
Nëse Qeveria nuk merr vendim për nivelizimin e pagave për shërbimin civil, në vend do të fillojë edhe një grevë e re.
Rreth 22 mijë shërbyes civilë, po paralajmërojnë grevë nga e marta. Në Sindikatën e Shërbyesve Civilë po thonë se nuk do të heqin dorë nga greva deri në realizimin e kërkesave të tyre.
Ndërkohë, në Qeverinë Haradinaj thonë se rritja e pagave është e pa mundur, pasi kuleta e Shtetit nuk e përballon një gjë të tillë.
Një grevë e re pritet të fillojë nga e marta në Kosovë. Pas mantelbardhëve dhe mësuesve, pakënaqësinë e tyre për paga përmes grevës do ta shprehin edhe rreth 22 mijë shërbyesë civilë në tërë vendin.
Ata po kërkojnë nivelizimin e pagave, pasi që siç thonë kanë mbetur prapa krahasuar me sektorët e tjerë. Derisa thonë se një gjë e tillë iu është premtuar disa herë nga Qeveria gojarisht.