Nga e hëna policia sllovene mund të lëshojë vendime për karantinë edhe gjatë kontrolleve brenda vendit

Në mbledhjen e fundit të qeverisë sllovene është marr vendim që për personat që vijnë nga shtetet që konsiderohen me rrezik të lartë përfshirë edhe Kosovën, që edhe gjatë kontrolleve rutinore në qytet policia mund të lëshojë vendim për karantim.

Kësisoj nëse një person i cili është dashur të urdhërohet të karantinohet pas hyrjes në Slloveni, por nuk i është lëshuar një vendim (për shembull, nëse ka hyrë në mënyrë të paligjshme në kufi, ose nuk i është dhënë vendimi për karantinë), atëherë nëse gjatë kontrollës policia e vlerëson që po të njëjtit është dashur ti lëshohet vendimi, policia do të marrë të dhënat e kërkuara për hartimin e një vendimi nga ai person dhe do t’i dërgojë të dhënat te një përfaqësues i Ministrisë së Shëndetësisë; të dhënat e nevojshme përfshijnë emrin dhe mbiemrin e personit, datën e lindjes, adresën e vendbanimit të përhershëm ose të përkohshëm ose vendin ku personi do të qëndrojë në karantinë në Republikën e Sllovenisë dhe një adresë e-mail në të cilën do të marrë vendimin për karantinë në formë elektronike, shkruan SuharekaOnline.

Përfaqësuesi i Ministrisë së Shëndetësisë do të rregullojë lëshimin e vendimit për karantinë dhe t’ia dërgojë atë policit që ka inicuar vendimin i cili më pas do t’ia përcjell personit në fjalë.

Gjithashtu qeveria sllovene ka marr vendim që nga e hëna listës së kuqe (shtete me rrezik të lartë) ti shtohet edhe Mali i Zi. Këto vendime hyn në fuqi që nga data 20 korrik 2020.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.