Nga e hëna nuk mund të hyni brenda në kafene nëse s’jeni vaksinuar, jashtë po

24.09.2021

Këto masa të prezantuar nga ministri Vitia që pritet të hyjnë në fuqi nga 27 shtatori, është paraparë që në kuadër të masave të reja, në kafene mund të shërbeheni në hapësirat e jashtme nëse nuk jeni të vaksinuar kundër COVID-19, por jo edhe brenda kafeneve. Po ashtu, ministri i Shëndetësisë në këtë konferencë ka […]

Nga e hëna nuk mund të hyni brenda në kafene nëse s’jeni vaksinuar, jashtë po Foto: Ilustrim

Këto masa të prezantuar nga ministri Vitia që pritet të hyjnë në fuqi nga 27 shtatori, është paraparë që në kuadër të masave të reja, në kafene mund të shërbeheni në hapësirat e jashtme nëse nuk jeni të vaksinuar kundër COVID-19, por jo edhe brenda kafeneve.

Po ashtu, ministri i Shëndetësisë në këtë konferencë ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka vendosur lidhur me masat e reja kundër COVID-19.

Vitia ka shtuar se nga data 27 shtator, në hapësirat e brendshme të kafeneve nuk mund të shërbeheni nëse nuk jeni të vaksinuar me vaksinën anti-COVID apo nuk ofroni dëshmi të testit kundër këtij vitusi, por në hapësirat e jashtme po mund të shërbeheni edhe pa qenë të vaksinuar apo të tregoni teste anti-COVID.

“Gastronomia do të vazhdojë me të njëjtin orar. Lejohet puna brenda lokaleve për personat që ofrojnë dëshmi të vaksinimit ose teste përkatëse. Kjo nuk vlen për ambientet e jashtme të gastronomisë”, tha Vitia.

Masat e reja:

– Mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar do të fillojë me datën 27 shtator ku në klasa nuk do të lejohen më shumë se 20 nxënës. Në klasat me më shumë se 20 nxënës, mësimi mbahet në dy grupe.

– Institucionet do të punojnë me kapacitete të plota, personeli duhet të ofrojë dëshmi të vaksinimit ose teste përkatëse.

– Kufizimi i lëvizjes vazhdon të mbetet i njëjtë, nga ora 22:00 – 05:00h.

– Gastronomia do të vazhdojë me të njëjtin orar. Lejohet puna brenda lokaleve për personat që ofrojnë dëshmi të vaksinimit ose teste përkatëse. Kjo nuk vlen për ambientet e jashtme të gastronomisë.

– Personeli i sektorit Publik dhe privat, të cilët kanë punë me palë, duhet të janë të vaksinuar ose të ofrojnë dëshmi për testet relevante.

Ndërsa, deri më tani për dy javë shkollat dhe çerdhet kanë qenë të mbyllura, ndërsa gastronomisë i është lejuar të shfrytëzoj vetëm hapësirat e jashtme.