Nga e hëna lehtësohen masat anti-COVID-19 për të burgosurit

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se do të vazhdon me lehtësimin e masave mbrojtëse ndaj Covid 19 në institucionet korrektuese.

SHKK njofton opinionin publik dhe familjarët e të burgosurve që nga e hëna, data ‪14.09.2020, do të filloi me lejimin e vikendeve për dënuarit, e po ashtu për vizitat familjare do të lejoi dy (2) persona të rritur dhe fëmijët (fëmijët nuk kufizohen).

SHKK bënë të ditur se gjatë vizitës së tyre, secili familjar është i obliguar të dezinfektohet në hyrje të institucioneve korrektuese, e po ashtu me vete të bartë edhe maskë mbrojtëse.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin e Shëndetësor të Burgjeve. Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik dhe familjarët e të burgosurve rreth hapave në vazhdim”, thuhet në njoftim.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.