Nga cilat sëmundje vdiqën qytetarët e Suharekës gjatë vitit 2018/2019
Gjatë vitit 2018/2019 në Komunën e Suharekës kanë vdekur 729 persona nga sëmundje të ndryshme. Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), Departamenti i Statistikave Sociale(DSS), ka përpunuar dhe ka publikuar rezultatet e shkaqeve të vdekjeve në mënyrë analitike dhe në tabela me standarde sipas klasifikimeve të rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë OBSH (WHO) dhe […]
Gjatë vitit 2018/2019 në Komunën e Suharekës kanë vdekur 729 persona nga sëmundje të ndryshme.
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), Departamenti i Statistikave Sociale
(DSS), ka përpunuar dhe ka publikuar rezultatet e shkaqeve të vdekjeve në mënyrë analitike dhe në tabela me standarde sipas klasifikimeve të rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë OBSH (WHO) dhe Eurostat-it.
Publikim i shkaqeve të vdekjeve, për vitin 2018/2019, është bërë në bazë të
përpunimit të pjesës “Certifikata mjekësore për vdekje”, të pyetësorit statistikorë për vdekje, DEM-2, transmeton SuharekaOnline.
ASK për vitin 2018 ka renditur 10 lloje të sëmundjeve të ndryshme prej të cilave kanë vdekur gjithsej 350 persona nga Komuna e Suharekës.
Sipas të dhënave të ASK-së si pasojë e sëmundjeve të sistemit të qarkullimit të gjakut në Komunën e Suharekës kanë vdekur gjithsej 167 persona, ndërsa 56 persona kanë vdekur si pasojë e sëmundjeve të sistemit të frymëmarrjës.
Në këtë tabelë mund të mësoni shkaqet e vdekjeve dhe numrin e personave të vdekur në Komunën e Suharekës gjatë vitit 2018.
Diagnoza | Numri i personave të vdekur |
Sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut | 167 |
Tumoret | 56 |
Sëmundjet e sistemit të frymëmarjes | 10 |
Sëmundjet e sistemit urogjenital | 8 |
Disa gjendje me origjinë në periudhën perinatale | 6 |
Sëmundjet endokrine, të ushqyëshmerisë dhe metabolike | 7 |
Shkaktarët e jashtëm të sëmundëshmërisë dhe vdekshmërisë | 9 |
Simptomet, shenjat dhe rezultatet jonormale klinike dhe laboratorike të paklasifikuara gjetiu | 63 |
Sëmundjet e sistemit të tretjes | 1 |
Sëmundjet infektive dhe parazitare | 1 |
Sëmundjet tjera | 3 |
Gjithsej me diagnozë – të koduara | 331 |
Pa diagnozë – pa koduara | 19 |
Mirëpo, gjatë vitit 2019 numri i vdekjeve në Komunën e Suharekës është rritur duke e krahasuar me vitin 2018, gjatë vitit 2019 sipas të dhënave të publikuara nga ASK, kanë vdekur gjithsej 379 persona, shkruan SuharekaOnline.
ASK ka renditur gjithsej 10 lloje të sëmundjeve prej të cilave kanë humbur jetën 379 persona nga Komuna e Suharekës.
Nga sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut në vitin 2019 në Komunën e Suharekës kanë vdekur 181 persona (numri është rritur), ndërsa nga sëmundjet e sistemit të frymëmarrjës kanë vdekur 18 persona (numri është zvogëluar).
Në këtë tabelë mund të mësoni shkaqet e vdekjeve dhe numrin e personave të vdekur në Komunën e Suharekës gjatë vitit 2019.
Diagnoza | Numri i personave të vdekur |
Sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut | 181 |
Tumoret | 73 |
Simptomet, shënjat dhe rezultatët jonormale klinike dhe laboratorike të paklasifikuara gjetiu | 3 |
Sëmundjet e sistemit të frymëmarrjes | 18 |
Disa gjendje me origjinë në periudhen perinatale | 4 |
Shkaktarët e jashtëm të sëmundëshmërisë dhe vdekshmerisë | 11 |
Sëmundjet endokrine, të ushqyëshmerisë dhe metabolike | 12 |
Keqformimet e lindura, deformitetët dhe anomalitë kromozomale | 1 |
Sëmundjet e sistemit urogjenital | 8 |
Sëmundjet e sistemit nervor | 7 |
Sëmundjet tjera | 10 |
Gjithsej me diagnozë të koduar | 328 |
Pa diagnozë – pa koduar | 51 |
Gazetare, Eurolinda Zenelaj