Nga afër Hënës: si u duk Toka për ekuipazhin e Artemis II

12.04.2026

Katër astronautët e misionit Artemis II janë rikthyer pas një udhëtimi rekord 10-ditor rreth Hënës, duke arritur një distancë prej mbi 406 mijë kilometrash nga Toka – më larg se çdo mision i mëparshëm me njerëz.

Christina Koch, së bashku me Reid Wiseman, Victor Glover dhe Jeremy Hansen, ndanë përjetimet e tyre në Qendrën Hapësinore Johnson në Houston, ku u pritën me entuziazëm nga publiku.

Astronautja Koch theksoi se momenti më mbresëlënës nuk ishte vetëm pamja e Tokës, por boshllëku i pafund përreth saj.

“Toka dukej si një anije që qëndronte pezull në univers”, u shpreh ajo, duke përshkruar një eksperiencë që e ndryshon mënyrën se si e shohim planetin tonë dhe vendin tonë në kozmos.