Nga 9 janari Sllovenia njeh testet PCR të COVID-19 të bëra në Kosovë

Ambasada e Kosovës në Slloveni përmes një njoftimi bënë të ditur se që nga data 9 janar në pikat kufitare të kufirit të jashtëm të Republikës e Sllovenisë gjithashtu njihen testet negative sipas metodës PCR të bëra në shtetet e treta ku llogaritet edhe Kosova.

Sipas vendimit të ri të Qeverisë së Republikës së Sllovenisë, i cili hyn në fuqi më datë 9 janar 2021, në pikat kufitare të kufirit të jashtëm të Republikës e Sllovenisë gjithashtu njihen testet negative sipas metodës PCR të bëra në shtetet e treta, por përsëri do të merren në konsideratë vetëm rezultatet negative të testeve jo më të vjetra se 48 orë nga dhënia e strishos, transmeton SuharekaOnline.

Testet e shpejta të antigjenit duhet të kryhen në një shtet anëtar të BE-së ose të Zonës Schengen.

Testimi me analiza të shpejta me antigjen në pikat kufitare në kufirin e jashtëm të Schengenit është hequr.Mundësia e ndërprerjes së karantinës përsëri vlen për të gjithë personat.

Nëse një person, i cili dërgohet në karantinë në shtëpi gjatë hyrjes në Republikën e Sllovenisë, i nënshtrohet testimit për praninë e SARS-CoV-2 (COVID-19) me metodën PCR gjatë periudhës së karantinës dhe rezultati i testit është negativ, karantina konsiderohet të jetë ndërprerë. Testimi nuk mund të kryhet deri në ditën e pestë pas datës së marrjes së vendimit për dërgim në karantinë në shtëpi.

Kjo mundësi e ndërprerjes së karantinës vlen për të gjithë personat, pavarësisht nga shtetësia.Ndryshimet do të hyjnë në fuqi më 9 Janar 2021.

RAPORTO