Nga 8 shkurti për të hyrë në Zvicër paraprakisht duhet plotësuar formular, përndryshe 100 CHf gjobë

Këshilli Federal i Zvicrës ka marrë vendimin e ri, sipas të cilit, nga 8 shkurti, të gjithë ata që udhëtojnë për në Zvicër duhet që paraprakisht të plotësojnë një formular online në të cilën tregojnë vendin prej nga vijnë dhe si hyjnë në Zvicër (avion, autobus, veturë, anije, tren).

Për të gjithë ata që nuk plotësojnë formën para udhëtimit me rastin e hyrjes në Zvicër do të gjobiten në shumën prej 100 CHf, shkruan SuharekaOnline.

Formulari duhet të plotësohet këtu.

Gjoba në vlerë prej 100 CHf vlen edhe në rastet kur formulari plotësohet me të dhëna jo të sakta dhe një gjë e tillë hetohet gjatë hyrjes në Zvicër.

Për qytetarët të cilët udhëtojnë nga vendet me rrezikshmëri të lart të infeksionet për në Zvicër duhet të karantinohen dhe në raste të caktuara mundet edhe ti ndalohet hyrja (me përjashtim të qytetarëve që posedojnë pasaportë zvicerane ose lejeqëndrim).

Gjithashtu nga data 8 shkurt çdo person që hyn në Zvicër nga vendet e rrezikuara, e ato më pak të rrezikuara me avion – me pak përjashtime – duhet te ketë një test negativ jo më të vjetër se 72 orë.

RAPORTO