Nga 700 të vendosur në karantinë tek QS, deri tani vetëm 3 raste ishin pozitive me COVID-19

Rreth 2 mijë kosovarë të cilët gjendeshin jashtë vendit kanë kërkuar kthimin në Kosovë.

Ministritë përkatëse të cilët po përkujdesen që bashkë me ambasadat e Kosovës nëpër vendet e huaja kanë trajtuar kërkesat emergjente si fillim për kthimin e shumë prej tyre.

Teksa po vazhdon kthimi i kosovarëve nga vendet e huaja, të njëjtit po vendosen në Qendrën Studentore në Prishtinë, për t’u karantinuar për 14 ditë radhazi.

Dje nga Zvicra e sot nga Turqia, gjithsej afro 300 të kthyer brenda dy ditëve në vend.

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku tha se është mirë t’i jepet hapësirë rasteve emergjente shëndetësore të cilat nuk kanë më mundësi qëndrimi atje.

Por ai tha se e mira është që nga 700 të vendosur sa ishin në karantinë vetëm tri raste ishin pozitive me COVID-19, raporton Indeksonline.

Ministri tha se i kanë bërë thirrjet të gjithë kosovarëve që janë jashtë vendit, që secili i ri apo e re që kanë kushte qëndrimi atje të mos marrin rrugën për Kosovë, tani për tani.

“Pasi e bën situatën të vështirë, pra t’i japim hapësirë rasteve emergjente shëndetësore.

Ajo çfarë kemi vërejtur nga ky kthim është se nga 700 të vendosur në karantinë vetëm tri ishin pozitive dhe asnjë prej tyre nuk ka infektuar të tjerët përreth që do të thotë se karantinimi ka funksionuar mirë të kthyerit e tanishëm për pjesën më të madhe të dy javëve të fundit ishin në vetizolim prandaj pritjet për kthimin e tyre janë më të sigurta. Bashkë me ministritë tjera jemi duke punuar për kthimin e 100 qytetarëve tanë nga Amerika, ky organizim është më i veçantë sepse përveç që është më i largët nënkupton edhe ndalesa nëpër aeroporte të ndryshme, do të isha i lumtur që ky fluturim të realizohet gjatë këtij muaji dhe do të ishte fluturimi i 10 në kthimin e qytetarëve në Kosovë”, përfundoi ai.

RAPORTO