Nga 7 raste të testuara në Prizren, 1 rezulton pozitiv, sot fillon gjurmimi i kontakteve

Të mërkurën më 22 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 172 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.

Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej njëzet e gjashtë (26) raste.

Nga 172 mostra, 7 prej tyre janë marr nga Komuna e Prizrenit dhe 1 pacientë ka rezultuar pozitiv me covid-19.

Sipas QRSHP-së nē Prizren ky rast do të gjurmohet të enjten nga stafi, kontaktet e tija më të gjera dhe kontaktet e ngushta duke shpresuar të jetë rast i izoluar.

Me rastin e konfirmuar të enjten numri i pacientëve në Prizren shkon në 37 duke e bërë komunën e 5-të më të prekur në Kosovë.

RAPORTO