Nga 65 mijë qytetarë të testuar, mbi 15 mijë rezultuan pozitiv me COVID-19

27.09.2020

Nga 13 marsi kur edhe u shënuan rastet e para me Covid-19, në Kosovë kanë rezultuar pozitiv 15,425 persona. Prej tyre 619 kanë vdekur, 13,165 janë shëruar, ndërsa 1,641 raste janë aktive. Numri total i rasteve pozitive është 15,425 raste nga 65,454 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 619 raste të vdekjes. Gjatë 24 […]

Nga 65 mijë qytetarë të testuar, mbi 15 mijë rezultuan pozitiv me COVID-19 Foto: Ilustrim

Nga 13 marsi kur edhe u shënuan rastet e para me Covid-19, në Kosovë kanë rezultuar pozitiv 15,425 persona.

Prej tyre 619 kanë vdekur, 13,165 janë shëruar, ndërsa 1,641 raste janë aktive.

Numri total i rasteve pozitive është 15,425 raste nga 65,454 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 619 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 77 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13,165 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1,641”, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK-së. 

Gjatë dy javëve të fundit rastet me Covid-19, por edhe vdekjet kanë shënuar rënie, ndërsa është rritur numri i të shëruarve.