Nga 6 shtatori të gjithë kosovarëve do të ju kërkohet pasaporta e vaksinimit për të hyrë në Shqipëri

30.08.2021

Si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri ka filluar të ketë rritje të numrit të rasteve të infektimeve, me ç’rast të dyja vendet kanë shtrënguar masat anti-COVID. Si pasojë e rritjes së numrit të rasteve të të infektuarve me COVID-19, Shqipëria ka marrë vendim që të gjithë ata persona që dëshirojnë të hyjnë në këtë […]

Nga 6 shtatori të gjithë kosovarëve do të ju kërkohet pasaporta e vaksinimit për të hyrë në Shqipëri Foto: Ilustrim

Si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri ka filluar të ketë rritje të numrit të rasteve të infektimeve, me ç’rast të dyja vendet kanë shtrënguar masat anti-COVID.

Si pasojë e rritjes së numrit të rasteve të të infektuarve me COVID-19, Shqipëria ka marrë vendim që të gjithë ata persona që dëshirojnë të hyjnë në këtë shtet të paraqesin pasaportë vaksinimi, testin PCR ose ndonjë provë për shërimin nga COVID-19.

Nga 6 shtatori këto masa do të vlejnë edhe për të gjithë kosovarët që do të drejtohen për në Shqipëri.

Duke vlerësuar situatën e deritanishme Komiteti në Shqipëri ka vendosur marrjen e këtyre masave:

Duke filluar nga 1 shtator ora policore nga 24:00-06:00 do shkojë në 23:00 -06-00.

Nga data 6 shtator qytetarët të cilët do të hyjnë në Republikën e Shqipërisë nga të gjitha pikat kufitare duhet të paraqesin pasaportën e vaksinimit, ku data e vaksinimit të plotë të jetë jo më e vonshme se dy java nga data e hyrjes në kufi, testin PCR brenda 72 orëve ose testin e shpejtë brenda 48 orëve, ose provë të kalimit të SARS-Cov-2 të vlefshme deri në 6 muaj nga shërimi.

Kjo është e vlefshme edhe për ata që kalojnë tranzit, ndërsa fëmijët deri në 6 vjeç nuk i nënshtrohen këtyre rregullave.

Qytetarët shqiptarë, rezidentë në Shqipëri të cilët kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentet e sipër cituara duhet të vetizolohen për 10 ditë dhe duhet të lajmërojnë autoritet shëndetësore për të kryer një test në përfundim të izolimit.