Nga 4000 të karantinuarit në Zvicër, 93% kanë shkuar nga vendet e Ballkanit

Pothuajse 4,000 njerëz, duke filluar që nga 10 korriku, kanë raportuar në kanton se kanë aredhur nga një vend me rrezik. Këta njerëz pastaj janë karantinuar për dhjetë ditë, shkruan hgazeta “Aargauzer Zeitung”. Shumica e madhe e  tyre vinin nga Ballkani. Përafërsisht një për qind e tyre ishin të infektuar nga virusi.

Pothuajse 600 të kthyer janë raportuar vetëm të hënën, transmeton albinfo.ch. Pas kthimit. janë në dispozicion 48 orë kohë për të raportuar. Prandaj mund të supozohet se këta 600 persona janë rikthyer nga pushimet gjatë fundjavës.

Por ndërkohë nuk mund të dihet për numrin e atyre që janë kthyer nga një vend me rrezik dhe nuk kanë raportuar në kanton.

Siç u shkua më lartë, shumica e 4000 personave tashmë të karantinuar janë kthyer nga Ballkani. Pothuajse 3.700 nga këta njerëz ishin me pushime në Serbi, Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni e Veriut ose Bosnjë e Hercegovinë. Kjo është 93.7 për qind, përcjell abinfo.ch. Nga rreth 300 të tjerët, 90 janë nga SHBA, dhe teprica, nga shumë vende të tjera të botës.

Kantoni gjithashtu ka publikuar të dhëna për rrugët e udhëtimit. Sipas kësaj, mbi 2.000 njerëz kanë ardhur me aeroplan, rreth 1.500 me makinë, pjesa tjetër me autobus ose me tren.

Nga këta 4.000 njerëz të karantinuar, janë raportuar 48 raste të konfirmuara të infeksionit me koronavirus, transmeton albinfo.ch. Kjo korrespondon me një mesatare prej pak më shumë se një për qind.

Me fjalë të tjera: një nga pothuajse njëqind njerëz nga një vend me rrezik të lartë e sjell virusin në shtëpi, në Zvicër

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.