Nga 27 tetori, lëvizja ndërmjet komunave të Sllovenisë është përkohësisht e kufizuar

26.10.2020

Bazuar në vendimet e Qeverisë së Republikës së Sllovenisë, nga 27 tetori, lëvizja ndërmjet komunave të Sllovenisë është përkohësisht e kufizuar. Mirëpo, kalimi ndërmjet komunave lejohet për 13 përjashtime, duke përfshirë edhe qasjen në misionet e huaja diplomatike dhe konsullore. Po ashtu, për kalim ndërmjet komunave, personat duhet të kenë dëshminë e duhur për të […]

Nga 27 tetori, lëvizja ndërmjet komunave të Sllovenisë është përkohësisht e kufizuar Foto: Ilustrim

Bazuar në vendimet e Qeverisë së Republikës së Sllovenisë, nga 27 tetori, lëvizja ndërmjet komunave të Sllovenisë është përkohësisht e kufizuar.

Mirëpo, kalimi ndërmjet komunave lejohet për 13 përjashtime, duke përfshirë edhe qasjen në misionet e huaja diplomatike dhe konsullore. Po ashtu, për kalim ndërmjet komunave, personat duhet të kenë dëshminë e duhur për të provuar përjashtimin si dhe një deklaratë të lexueshme të nënshkruar që përmban informacionet e kërkuara me dekret.

Informacione të detajuara rreth rregullave të reja sa i takon lëvizjes ndërmjet komunave, mund t’i gjeni në linkun e mëposhtëm të publikuar nga Qeveria e Sllovenisë.

Luten të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët jetojnë dhe veprojnë në Slloveni dhe kanë caktuar termine për të kryer shërbime konsullore në Ambasadën e Kosovës në Lubjanë gjatë kësaj periudhe, që paraprakisht të informohen dhe të zbatojnë me përpikëri të gjitha rregullat e vendosura nga Institucionet e Republikës së Sllovenisë.

Të gjithë qytetarët që dëshirojnë të konfirmojnë me shkrim terminet e caktuara paraprakisht në Ambasadë, duhet të shkruajnë në e-mailin zyrtar : embassy.slovenia@rks-gov.net .