Nga 21 korriku në shitje bonot për diasporën

06.07.2021

Tashmë diaspora veçse kanë nisur të marrin rrugën për në vendlindjen e tyre, në Kosovë për t’i kaluar pushimet. Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka bërë të ditur vendimin për bono për diasporën. Ministri Murati ka theksuar se paraditen e sotme janë takuar me bankat komercial dhe Bankën Qendrore të Kosovës (BQK) […]

Nga 21 korriku në shitje bonot për diasporën Foto: Ilustrim

Tashmë diaspora veçse kanë nisur të marrin rrugën për në vendlindjen e tyre, në Kosovë për t’i kaluar pushimet.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka bërë të ditur vendimin për bono për diasporën.

Ministri Murati ka theksuar se paraditen e sotme janë takuar me bankat komercial dhe Bankën Qendrore të Kosovës (BQK) me ç’rast kanë nënshkruar marrëveshje për emetimin e këtyre letrave me vlerë.

“Po e përmbushim dhe një premtim që kemi dhënë për bono për diasporën. Bono trevjeçare dhe pesëvjeçare, periudha e shitjes do të jetë prej 21 korrik deri më 18 gusht.

Dhe data e emetimit 20 gusht. Bankat komerciale me të cilat do të kemi bashkëpunim janë Raiffeisen Bank, ProCredit Bank, NLB banka, BKT, Banka Ekonomike dhe Banka për Biznes.

Shuma e ofruar për shitje është 20 milionë euro në të drejtë të rritjes deri më 50 për qind të shumës së ofruar”, ka njoftuar Murati.

Shuma minimale për blerje është 10 mijë euro, kurse ajo maksimale për një person në një bankë është 500 mijë euro.

Letrat me vlerë ose bono të thesarit lëshohen nga Ministria e Financave dhe Transfereve sa herë që qeveria ka nevojë për më shumë para. Këto letra janë borxh i qeverisë. Letrat me vlerë në Kosovë kryesisht blihen nga bankat komerciale.

Murati tha se maturitetit i bonove do të jetë trevjeçare dhe pesëvjeçare.

Murati shtoi se bonot e thesarit dedikuar diasporës janë si letrat me vlerë, që do të thotë se investimi është i garantuar nga Kosova, kurse fitimi që gjenerohet është i liruar nga tatimi.

Emetimi i bonove të dedikuara diasporës, shtoi Murati, është parë edhe si instrument i cili e mobilizon kapitalin e diasporës që të investohet në projekte zhvillimore dhe jo vetëm të funksionojë si konsum.

Ai ka bërë të ditur se gjatë ditëve në vijim do të bëhen shpalosje dhe shpjegime të detajuara për këto bono dedikuar diasporës.