Nga 20 dhjetori për të hyrë në Serbi kërkohet test negativ për COVID-19 ose vet-izolim

14.12.2020

Anëtarët e Shtabit të Krizave në Serbi kanë vendosur që të gjitha masat e tanishme do të qëndrojnë në fuqi deri më 18 dhjetor. Kjo do të pasohet nga një sesion i ri për të diskutuar futjen e masave të reja ose modifikimin e masave ekzistuese. “Masat e marra deri tani kanë pasur efekte,” thotë […]

Nga 20 dhjetori për të hyrë në Serbi kërkohet test negativ për COVID-19 ose vet-izolim Foto: Ilustrim

Anëtarët e Shtabit të Krizave në Serbi kanë vendosur që të gjitha masat e tanishme do të qëndrojnë në fuqi deri më 18 dhjetor.

Kjo do të pasohet nga një sesion i ri për të diskutuar futjen e masave të reja ose modifikimin e masave ekzistuese.

“Masat e marra deri tani kanë pasur efekte,” thotë Kisic Tepavcevic, shkruan B92.net.

“Ju mund të shihni rënie e numrit të të infektuarëve”, shtoi Tepancevic.

Ai gjithashtu vëren se këto janë ende vlera të larta dhe një barrë e madhe për sistemin shëndetësor të Serbisë.

Nga shtabi i krizave po ashtu është marr vendim për një test të detyrueshëm PCR jo më të vjetër se 48 orë për shtetasit e hyaj që hyjnë në Serbi. Masa do të hyjë në fuqi më 20 dhjetor dhe ka shumë të ngjarë të zgjasë deri më 10 janar, shkruan SuharekaOnline.

Qytetarët serbë do të jenë në gjendje të kthehen në vend pa pasur nevojë për text PCR, por vet-izolimi në shtëpi është i detyrueshëm. E vet-izolimi mund të ndërpritet nëse qytetari vendos të bëjë testin dhe rezulton negativ.