Nga 19 qershori, Aeroporti i Prishtinës me linjë të re me Gjermaninë

Nga 19 qershori, Aeroporti i Prishtinës me linjë të re me Gjermaninë
Çlirim Gashi

02.06.2021 / Lajme


Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari” do të ketë një linjë të re drejt Gjermanisë.

Kështu u bë e ditur përmes një postimi në faqen e Aeroportit në Facebook.

Fluturimet nga Paderborn do të realizohen duke filluar nga 19 qershori.

“Bashkëatdhetarë tanë në Paderborn ,Nga data 19 Qershor 2021, ju ofrojmë destinacionin më të ri nga Gjermania për në Kosovë“, thuhet në njoftim.

RAPORTO