Nga 15 korriku, lejohen vizitat për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

17.06.2021

Nga 15 korriku, ish- krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që po mbahen në paraburgim në Hagë, do të mund të takohen me familjarët e tyre, pas gati më shumë se një viti. Këtë e ka konfirmuar për Albanian Post, zëdhënësja e Gjykatës Speciale, Angela Griep, përmes një përgjigje me shkrim. Zyrtari mjekësor ka këshilluar […]

Nga 15 korriku, lejohen vizitat për ish-krerët e UÇK-së në Hagë Foto: Ilustrim

Nga 15 korriku, ish- krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që po mbahen në paraburgim në Hagë, do të mund të takohen me familjarët e tyre, pas gati më shumë se një viti.

Këtë e ka konfirmuar për Albanian Post, zëdhënësja e Gjykatës Speciale, Angela Griep, përmes një përgjigje me shkrim.

Zyrtari mjekësor ka këshilluar vizitat familjare personale për bashkëshorten ose partneren, prindërit, fëmijët, të cilat do të rinisin nga 15 korriku 2021 për të paraburgosurit. Vizitat me anëtarët e tjerë të familjes pritet të rinisin në gusht-shtator, nëse vlerësimi i fazës së parë është pozitiv”, ka thënë Griep.

Sipas Griep, “regjistruesi do të vazhdojë ta monitorojë situatën dhe të angazhohet me Zyrtarin Mjekësor për të vazhduar lehtësimin e masave sa më shpejt që lejojnë shëndeti dhe siguria”.

“Për më tepër, vizitat me video do të vazhdojnë të lehtësohen me të afërmit e ngushtë të të paraburgosurve sa më shumë që të jetë e mundur”.

Arrestimet e para nga Gjykata Speciale u bënë në fund të shtatorit, të vitit të kaluar, kur në Hagë u dërgua ish-shefi i Inteligjencës së Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe ish-epror i UÇK-së, Sali Mustafa, mbi të cilin rëndojnë akuza për “krime lufte”, dhe “pjesëmarrje në ndërmarrje të përbashkët kriminale”.