Nga 14 dhjetori Zvicra fut në karantinë shtetet e Ballkanit, nuk preken Kosova dhe Shqipëria

04.12.2020

Është përditësuar lista e shteteve dhe territoreve që janë me rrëzikshmëri të lartë për shtetin e Zvicrës. Kjo listë do të hyjë në fuqi në orën 00:00 të datës 14 dhjetor 2020, shkruan The Local. Kosova dhe Shqipëria janë dy shtetet Ballkanike që nuk janë në listën e rrezikshmërisë për Zvicrën, me çka nënkuptohet se […]

Nga 14 dhjetori Zvicra fut në karantinë shtetet e Ballkanit, nuk preken Kosova dhe Shqipëria Foto: Ilustrim

Është përditësuar lista e shteteve dhe territoreve që janë me rrëzikshmëri të lartë për shtetin e Zvicrës. Kjo listë do të hyjë në fuqi në orën 00:00 të datës 14 dhjetor 2020, shkruan The Local.

Kosova dhe Shqipëria janë dy shtetet Ballkanike që nuk janë në listën e rrezikshmërisë për Zvicrën, me çka nënkuptohet se të gjithë banorët e Zvicrës mund të lëvizin lirshëm në Kosovë dhe Shqipëri.

Ndërkohë shtetet Ballkanike që janë në listën e rrëzikshmërisë sipas raportit të BAG: janë Maqedonia Veriore, Mali i Zi, Serbia dhe Kroacia.

Nga ana tjetër, shtetet tjera me potencial rreziku për Zvicrën janë edhe Andorra, Gjorgjia, Jordania, Luksemburgu, Polonia, Portogalia, Slovenia, San Marino, Shtetet e Bashkuara, dhe disa Zona të Austrisë, Italisë dhe Francës.

Në Zvicër ekziston një kërkesë karantine për udhëtarët nga vende dhe zona të caktuara. Lista e këtyre shteteve dhe territoreve do të azhurnohet në 14 Dhjetor. Një rezultat negativ i testit nuk heq karantinën. Për më shumë lexo këtu.