Nga 12 Tetori nis zbatimi i sistemit EES në pikat kufitare të BE – MPB njofton qytetarët e Kosovës

11.10.2025

Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës ka njoftuar se duke filluar nga data 12 tetor 2025, në disa pika kufitare të Bashkimit Evropian do të nisë zbatimi i sistemit të ri Entry/Exit System (EES).

Nga 12 Tetori nis zbatimi i sistemit EES në pikat kufitare të BE – MPB njofton qytetarët e Kosovës Foto: Ilustrim

Ky sistem do të zbatohet fillimisht në disa pika kufitare kryesore të BE-së, ndërsa në periudhën gjashtëmujore të ardhshme do të zgjerohet në të gjitha pikat kufitare të vendeve anëtare të Unionit.

Sistemi EES është një sistem biometrik, i cili synon të regjistrojë hyrjet dhe daljet e shtetasve të vendeve jo-anëtare të BE-së. Gjatë kontrollit kufitar, përmes këtij sistemi do të mblidhen shenjat e gishtërinjve dhe fotografi, duke zëvendësuar procesin aktual të vulosjes së pasaportave dhe duke përshpejtuar procedurat në kufi.

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë thirrje që qytetarët e Kosovës të jenë të informuar dhe të përgatitur për këto ndryshime kur udhëtojnë drejt vendeve të Bashkimit Evropian, pasi sistemi EES pritet të ndikojë në mënyrën e kontrollit kufitar.

MPB ka siguruar se do të vazhdojë të monitorojë zbatimin e këtij procesi dhe të informojë rregullisht qytetarët për çdo zhvillim të ri që ndërlidhet me lëvizjen drejt zonës së BE-së.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More