Nga 1 tetori arsimi i lartë në Kosovë do të jetë pa pagesë

17.09.2021

Ministrja e ministrisë së Arsimit, Arbërie Nagavci në shoqërim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit në një konferencë për media, kanë njoftuar se nga 1 tetori i këtij viti aktual, do të hiqen pagesat për të gjithë studentët që dëshirojnë të studiojnë në nivelin Bachelor dhe Master, në universitetet publike në Kosovës. Po ashtu, kryeministri […]

Nga 1 tetori arsimi i lartë në Kosovë do të jetë pa pagesë Foto: Ilustrim

Ministrja e ministrisë së Arsimit, Arbërie Nagavci në shoqërim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit në një konferencë për media, kanë njoftuar se nga 1 tetori i këtij viti aktual, do të hiqen pagesat për të gjithë studentët që dëshirojnë të studiojnë në nivelin Bachelor dhe Master, në universitetet publike në Kosovës.

Po ashtu, kryeministri Kurti në konferencë ka bërë të ditur se ky vendim vlen për studentët e vitit akademik 2021/2022.

Gjithashtu, Kurti ka shtuar se përveç studentëve të Bachelor-it dhe Master-it do të ketë lehtësime edhe për studentët e Doktoratës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencë tha se: “Nga një tetori i këtij viti duke filluar nga viti akademik 2021/2022, arsimi i lartë në Kosovë do të jetë pa pagesë për të gjithë ata që dëshirojnë të studiojnë për nivelin Bachelor dhe Master ndërsa ata të Doktoratës do të kenë lehtësime”.

Kryeministri Kurti ka shtuar se në këtë formë besojnë se do të nxisin interesimin për studime të larta duke përmirësuar nivelin e përgjithshëm arsimor të popullsisë sonë.

Kështu sipas tij duke kontribuar në zhvillimin e kapitalit njerëzor që është parakusht për zhvillim ekonomik e progres shoqëror.

Ndryshe, ai tha se nga ky vendim do të përfitojnë të gjitha kategoritë e shoqërisë, duke theksuar se do të përfitojnë edhe studentët e vendeve të tjera.