Kjo marrëveshje, e cila kishte pushuar së funksionuari që nga 1 marsi, do të bëjë të mundur kalimin pa kontrolle kufitare mes dy vendeve.
Rikthimi i kësaj marrëveshje pritet të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e njerëzve dhe mallrave mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke eliminuar procedurat e kontrollit në kufi.
Vendimi vjen pas një fundjave me fluks të shtuar udhëtarësh në pikën kufitare të Morinës. Të dhënat e fundit nga Dogana e Morinës tregojnë se deri në mesditën e së shtunës kanë hyrë në Shqipëri 4,291 shtetas dhe 2,036 mjete. Ndërsa në dalje janë regjistruar 3,834 shtetas dhe 1,967 mjete. Ky fluks tregon interesin e madh të qytetarëve për të kaluar kufirin dhe rëndësinë e lëvizjes së lirë.
Rikthimi i marrëveshjes nga 1 maji pritet të normalizojë dhe të shpejtojë lëvizjen kufitare, duke i dhënë fund pritjeve të gjata dhe procedurave burokratike.