Nga 1 korriku kosovarët nuk do të paguajnë 15€ taksë kur udhëtojnë në Mal të Zi

23.06.2021

Ditët e nxehta veçse kanë filluar të vijnë në vend, dhe kosovarët gjatë verës ia mësyjnë Malit të Zi për t’i kaluar pushimet verore. Ndërsa deri më tani kosovarët kanë pasur obligim të paguajnë sigurimin kufitar me Malin e Zi. Kurse nga 1 korriku qytetarët e Kosovës nuk do të paguajnë sigurimin kufitar në vlerë […]

Nga 1 korriku kosovarët nuk do të paguajnë 15€ taksë kur udhëtojnë në Mal të Zi

Ditët e nxehta veçse kanë filluar të vijnë në vend, dhe kosovarët gjatë verës ia mësyjnë Malit të Zi për t’i kaluar pushimet verore.

Ndërsa deri më tani kosovarët kanë pasur obligim të paguajnë sigurimin kufitar me Malin e Zi.

Kurse nga 1 korriku qytetarët e Kosovës nuk do të paguajnë sigurimin kufitar në vlerë 15 euro me Malin e Zi, kështu ka thënë për EkonomiaOnline drejtori i Byrosë së Sigurimeve, Sami Mazreku.

Po ashtu Mazreku ka theksuar se për shkak të problemeve teknike është shtyrë zbatimi i saj për një muaj.

“Përpara është diskutuar shumë dhe është diçka që nuk ka ndodhë në muajin e tretë të mandatit si drejtor kemi arritur me i finalizonte gjitha komentet dhe me datë 25 qershor në ora 14:00 nënshkruhet kjo marrëveshje dhe kjo do të hyjë në fundi nga data 1 korrik, mirëpo që aspekti teknik na ka vonuar pak”.

“Qytetarët e Kosovës që shkojnë në Mal të Zi nuk kanë nevojë me paguajnë sigurimin kufitar dhe sigurimi që marrin për Serbi dhe Maqedoninë të vlejë edhe për Malin e Zi”.

Ndërsa për vendimin e djeshëm të Qeverisë për mbulimin e sigurimit kufitar Mazreku tha se për byron kjo nuk do të paraqet problem, derisa tha se është proces i ndryshëm teknik.

“Është një vendim që i parapri një marrëveshjes e cila do të nënshkruhet nesër me Ministrin e Financave, Bankës Qendrore neve si Byro dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme”.

“Për byronë është njëjtë vetëm se është një proces me ndryshe. Nuk e shohim problem”.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës në krye me kryeministrin Albin Kurti, ku edhe u mor vendimi për mbulimin e plotë të obligimeve të Primit të sigurimit kufitar për të gjithë bashkatdhetarët dhe të huajt që janë subjekt i policës kufitare dhe vijnë në Kosovë deri në fund të vitit 2021.

Etiketat