Nesër Zyrtarizimi i Ushtrisë së Kosovës

27.12.2018

Gjatë një komunikate për media presidenti Thaçi tha se për Ushtrinë jemi vonuar 5 vjet kot, ai tha se nesër do ti nënshkruaj ligjet për zyrtarizimin e Ushtrisë së Kosovës Presidenti i Republikës së Kosovës, tha se Ushtria e Kosovës është e koordinuar me partnerët ndërkombëtar, sipas tij 5 vitet e fundit ishin vonimi më […]

Nesër Zyrtarizimi i Ushtrisë së Kosovës

Gjatë një komunikate për media presidenti Thaçi tha se për Ushtrinë jemi vonuar 5 vjet kot, ai tha se nesër do ti nënshkruaj ligjet për zyrtarizimin e Ushtrisë së Kosovës

Presidenti i Republikës së Kosovës, tha se Ushtria e Kosovës është e koordinuar me partnerët ndërkombëtar, sipas tij 5 vitet e fundit ishin vonimi më i kot për themelimin e Ushtrisë, Thaçi mendon se brenda 2014-ës është dashur të themelohet Ushtria e Kosovës.

Thaçi theksoi se “Shpesh jam ndier shumë i vetmuar në angazhimet dhe përkushtimet e mija me ndërkombëtarët për me themelu ushtrinë, por është mirë që në fund i gjithë spektri politik ka votu”.

Po ashtu, Thaçi tha se nëse arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi, vendi ynë do të fiton njohjen nga Serbia dhe 5 vendet e Bashkimit Evropian. “Po tregoj më së pari se çka fiton se aty jam i fokusuar. Do të thotë e fiton njohjen nga Serbia, e fiton njohjen nga pesë vendet e Bashkimit Evropian nëse arrihet marrëveshja dhe unë shpresoj që do të arrihet dhe besoj në atë drejtim. E fiton njohjen globale sepse do të jetë pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, do të bëhet pjesë e të gjitha organizatave ndërkombëtare dhe nuk kemi më nevojë të shkojmë sikur nëpër INTERPOL dhe e fiton të ardhmen e sigurt për në NATO dhe Bashkimin Evropian”. Por ai nuk e mohoi mundësinë që të mos arrihet marrëveshja ai tha nëse nuk arrihet marrëveshja atëher Kosova do të fitojë një izolim të plotë ndërkombëtar.

Etiketat