Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AKK) përmes një njoftimi ka bërë të ditur se nesër (e premte) do të shpaloset vendimi përfundimtar lidhur me dyshimet për manipulime me çmime nga kompanitë e derivateve të naftës.

Po ashtu në këtë njoftim AKK ka bërë të ditur se konferenca do të mbahet në ish-objektin e Bankës së Lubjanës, kati i katërt, Rr. Migjeni në Prishtinë.

“Ju njoftojmë se të premten (08.05.2020), në orën 10, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës do ta shpalosë vendimin përfundimtar lidhur me rastin që ka të bëjë me dyshimet për manipulime me çmime nga kompanitë e derivateve të naftës”, thuhet në njoftim.

Ndryshe më më 22 nëntor të vitit 2019 ishte mbajtur një konferencë për media nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AKK), ku u diskutua lidhur me hetimin për çmimin e derivateve të naftës.

Në këtë konferencë për media ishte bërë e ditur se janë hulumtuar 16 ndërmarrje në Republikën e Kosovës.

Po ashtu sipas kryetarit të AKK-së, Valon Prestreshit fitimi i ndërmarrjeve ka shkuar deri në 124 për qind vetëm për produktin naftë.

“16 ndërmarrje që operojnë në treg dhe ky hetim ka marrë kohë deri tani dhe ende nuk është përfundimtar por kemi konstatuar se ndërmarrjet që kanë operuar në treg në periudhën janar tetor kanë pas një përfitim 9% ndërsa në muajt nëntor ka shkuar në 60% e në dhjetor fitimi ka shkuar në 124% vetëm për produktin naftë”, ka thënë ai.