Kuvendi i Kosovës ka njoftuar mediat se nesër duke filluar nga ora 10:00, do të mbahet seancë e jashtëzakonshme.

Sipas njoftimit, të cilin e bëri Kuvendi i Kosovës, është bërë e ditur se seanca e jashtëzakonshme e cila do të mbahet nesër, kjo ka të bëjë me vendimet e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara.

Megjithatë, kjo seancë e jashtëzakonshme u kërkua nga paritë e opozitës, si: Lidhja Demokratike e Kosovës, Vetëvemdosje, dhe Alternativa.

“Debat parlamentar lidhur me vendimet e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.