Situata e krijuar në arsim pas vendimit të SBASHK-ut, deputetët nënshkrues kërkuan që Kuvendi të diskutojë mbi këtë situatë.

Nesër në ditën e enjte, do të mblidhet Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku do të shqyrtojnë kërkesën e 42 deputetëve për seancë të jashtëzakonshme.

42 deputetët që nënshkruan për seancë të jashtëzakonshme, kërkuan që Kuvendi të diskutojë mbi situatën e krijuar në arsim pas vendimit të SBASHK-ut për të refuzuar kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës 3 javëshe, që i bie së paku 15 njësi mësimore gjatë grevës 3 javore nga 14 janari deri me 1 shkurt 2019.

Pasi që të mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës, Kuvendi pritet që të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme, duke filluar nga ora 10:30.