Nesër publikohet urdhëresa që tregon se cilave biznese u lejohet veprimtaria dhe qarkullimi

Në konferencën për media të mbajtur mbrëmë në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës nga ministri Vitia janë prezentuar masat e reja.

Sipas minsitrit Arben Vitia nga e mërkura 15 prill do të hyn në fuqi masat e reja.

Ndërsa sa i përket qarkullimit të automjeteve të bizneseve kjo do të lejohet me leje të lëvizjes nga ATK për bizneset lista e të cilave ishte paraparë të publikohej sot, mirëpo përmes një njoftimi MEPTINIS ka bërë të ditur që nesër do të publikohet urdhëresa e re.

“Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS) i njofton bizneset se ushtrimi i veprimtarive të lejuara sipas kodeve NACE është ende në fuqi deri në njoftimin/urdhëresën e re, që do të publikohet nesër” thuhet në njoftim.

RAPORTO