Nesër nis gjykimi ndaj ish-kryetarit të Suharekës, Sali Asllanaj
“Sipas aktakuzës, të pandehurit dyshohen se duke e shfrytëzuar pozitën zyrtare, i tejkalojnë kompetencat e tyre me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për personin tjetër, lidhur me Marrëveshjen për Mirëkuptim dhe Bashkëfinancim ndërmjet Komunës së Suharekës dhe OJQ-së “Kosovo Hope” për projektin “Transporti i nxënësve”, duke shkelur Ligjin e Prokurimit Publik nr.04/L-042, Ligjin për […]
“Sipas aktakuzës, të pandehurit dyshohen se duke e shfrytëzuar pozitën zyrtare, i tejkalojnë kompetencat e tyre me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për personin tjetër, lidhur me Marrëveshjen për Mirëkuptim dhe Bashkëfinancim ndërmjet Komunës së Suharekës dhe OJQ-së “Kosovo Hope” për projektin “Transporti i nxënësve”, duke shkelur Ligjin e Prokurimit Publik nr.04/L-042, Ligjin për menaxhimin e financave publike nr.03/L-048, si dhe Rregulloren financiare nr.01/2013, me ç’rast i shkaktojnë dëm buxhetit të Kosovës në shumën totale prej 10.556.00 €”, thuhet tutje.
Shkelja në fjalë ishte raportuar nga SuharekaOnline ditë më parë në një raport të Zyrës së Auditorit për vitin 2014 ku thuhet se:
” Një pagesë prej 16,000€ i ishte bërë OJQ Kosova Hope bazuar në një marrëveshje mirëkuptimi që arrinte 61,000€ e cila ishte financuar nga komuna me 26,000€ dhe 35,000€ nga OJQ. Pagesa prej 16,000€ ishte bërë në mungesë të
faturave dhe dëshmive të duhura”.