Nesër në takimin e dialogut flitet për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

para 18 dite

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka folur se çfarë do të diskutohet nesër në takimet në kuadër të procesit të dialogut.

Nesër në takimin e dialogut flitet për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

Në një konferencë për media, ai ka thënë se temë do të jetë çdo herë siç ka qenë edhe më herët Marrëveshja e Ohrit.

“Agjenda është si ka qenë në të kaluarën që urgjentisht të startohet me implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, dhe për nevojën që të dyja palët të bien dakord që të arrihet progres në dialog”, ka thënë Stano.

LEXO EDHE:  Kos paralajmëron ndryshim të qasjes në dialogun Kosovë-Serbi

Ndërsa për takim trilateral, Stano është shprehur se “Nëse do të ketë takim trilateral varet në vullnetin e palëve”.

Takimi i nesërm është paralajmëruar të jetë në nivel të kryenegociatorëve.