Nesër në orën 10:00 votohet për t’u shpërndarë Kuvendi

Nesër në orën 10:00 votohet për t’u shpërndarë Kuvendi
Çlirim Gashi

21.08.2019 / Lajme

Kuvendit të Kosovës po i vie fundi, nesër përmes një seance të jashtëzakonshme duke filluar nga ora 10:00, pritet të shpërndahet Kuvendi, ku tanimë partitë e mëdha politike kanë dorëzuar nënshkrimet e deputetëve për mbajtjen e seancës.

Kjo seancë për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, do t’i hapë rrugën shkuarjes në zgjedhje, ku dy parti kanë bërë koalicion parazgjedhor AAK me PSD-në.

Në këtë seancë të jashtëzakonshme si pikë e parë e rendit të ditës do të jetë shyqrtimi i projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes financiare për IPA 2018 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, ndërsa pika e dytë e rendit të ditës është shqyrtimi i propozimit të grupit të deputetëve për shpërndarjen e legjislaturës së gjashtë është pikë e dytë e rendit të ditës.

Kujtojmë se data 22 gusht për shpërndarjen e Kuvendit u caktua në Kryesi të Kuvendit të Kosovës.

RAPORTO