Avdullah Hoti nesër do ta marrë zyrtarisht detyrën e Kryeministrit. Ceremonia e marrjes së detyrës do të bëhet të enjten në orën 09:00.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga zyra për informim e kryeministrit, ndërkaq nuk është bërë e ditur nëse ish-kryeministri Albin Kurti do të jetë present në ceremoni
“Njoftohen përfaqësuesit e medieve se ceremonia e marrjes së detyrës nga Kryeministri i zgjedhur, Avdullah Hoti, do të mbahet nesër (E enjte, 04 qershor 2020) me fillim në ora 09:00”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se për Hotin sot kanë votuar pro 61 deputetë të Kuvendit të Kosovës.