Nesër moti me vranësira dhe reshje të dobëta shiu

19.04.2021

Kjo javë do të jetë me mot të paqëndrueshëm dhe me reshje shiu. Të mërkurën e enjten më shumë diell dhe më ngrohtë. Gjatë ditës së martë do të ketë vranësira dhe reshje të dobëta shiu. Të mërkurën dhe të enjten parashihen vranësira të pjesshme dhe ngritje të vlerave maksimale. Të premten pritet një rënje […]

Nesër moti me vranësira dhe reshje të dobëta shiu Foto: Ilustrim

Kjo javë do të jetë me mot të paqëndrueshëm dhe me reshje shiu. Të mërkurën e enjten më shumë diell dhe më ngrohtë.

Gjatë ditës së martë do të ketë vranësira dhe reshje të dobëta shiu. Të mërkurën dhe të enjten parashihen vranësira të pjesshme dhe ngritje të vlerave maksimale.

Të premten pritet një rënje e lehtë e temperaturave por që gjatë vikendit do të pësojnë ngritje.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-17 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-5m/s.