Nesër moti i vranët dhe me intervale me diell

Nesër moti i vranët dhe me intervale me diell
Çlirim Gashi

21.04.2021 / Lajme

Në ditët vijuese vranësira dhe reshje të dobëta shiu, temperaturat në rënie. Nga e diela më shumë diell dhe më ngrohtë.

21.04.2021 – Pas intervaleve me diell ditën e mërkurë, në ditët e ardhshme mbi vendin tonë sërish pritet të rikthehen vranësirat dhe të reshurat e shiut, megjithëse me intensitet të dobët, derisa temperaturat do të pësojnë rënie nga dita e premte dhe shtunë.

Nga dita e diel dhe të hënën pritet të mbajë mot më i qëndrueshëm, kryesisht me kthjellime dhe diell, e edhe temperaturat shënojnë rritje. Sipas parashikimeve të fundit, mot me diell dhe vranësira pritet të mbajë ditëve të para të javës së ardhshme, e temperaturat vazhdojnë me trend rritës ku mund të arrijnë temperaturat edhe deri në 20C.

Sipas parashikimeve, cilësia e ajrit mbetet në përgjithësi në vlera të pranueshme dhe mesatare, vetëm në kushte qetësie vende-vende shkurtimisht mund të kaloj edhe në të dobëta.

22.04 – Paradite intervale me diell. Ditën vranësirat do të shtohen, e pasdite vonë dhe në mbrëmje priten reshje të dobëta shiu.

23.04 – Në mëngjes reshje të dobëta shiu. Ditën kryesisht me vranësira, me mundësi për riga lokale shiu.

24.04 – Kryesisht me vranësira dhe më freskët. Vende-vende mundësi për reshje të dobëta shiu, kryesisht nga jugu i vendit. Në mbrëmje vranësirat shpërndahen.

25.04 – Kryesisht me diell.

26.04 – Kryesisht me diell, e në mbrëmje vranësira kalimtare.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 3C dhe 7C, ditën e diel mund të zbresin edhe në 1C. Maksimalet nga 17C, të enjten, zbresin në 12C ditën e shtunë, e deri të hënën rriten deri në 18C.

Ditën e enjte era fryn kryesisht nga jugperëndimi 4-8m/s, e nga e premtja kryesisht nga verilindja 3-11m/s.

Shtypja atmosferike shënon rritje dhe luhatet mbi vlera normale.

RAPORTO