Nesër mbi vendin tonë pritet të mbajë mot me diell dhe vransira, temperatura maksimale 27°C

Nesër mbi vendin tonë pritet të mbajë mot me diell dhe vransira, njofton Instituti Hidrometereologjik i Kosovës.

Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat do ti takojnë shtresës së mesme dhe të lartë të Troposferës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-27 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindje.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.