Nesër mbahet Provimi i Maturës 2022

17.06.2022

Me qëllim që Provimi i Maturës të realizohet sipas rregullave dhe standarteve të përcaktuara, Këshilli Shtetëror i Maturës në takimin e mbajtur sot ka kërkuar nga të gjithë akterët e përfshirë në procesin e testimit që të jenë në nivel të përgjegjësive të përcaktuara. KShM njofton se, Provimi i Maturës fillon në ora 10:00 dhe […]

Nesër mbahet Provimi i Maturës 2022 Foto: Ilustrim

Me qëllim që Provimi i Maturës të realizohet sipas rregullave dhe standarteve të përcaktuara, Këshilli Shtetëror i Maturës në takimin e mbajtur sot ka kërkuar nga të gjithë akterët e përfshirë në procesin e testimit që të jenë në nivel të përgjegjësive të përcaktuara.

KShM njofton se, Provimi i Maturës fillon në ora 10:00 dhe përfundon në ora 12:30, ndërsa administruesit duhet të arrijnë në Qendrat e Testimit më së voni në ora 9:00.

KShM po ashtu bënë të ditur se, me qëllim të monitorimit të këtij testimi është krijuar një Grup Punues, ku janë përfshirë zyrtarë kompetentë, ekspertë të kibernetikës, përfaqësues nga MAShTI, drejtorë të DKA-ve dhe Këshilli Rinor i Kosovës (KYC).

Ndër të tjera, KShM thekson se, ndaj personave përgjegjës (komisionerë, administrues, nxënës etj) të cilët thyejnë rregullat për mbarëvajtjen e Provimit të Maturës do të marren të gjitha masat e parapara me legjislacionin në fuqi, ndërsa të gjithë maturantëve i’u uron sukses në Provimin e Maturës.

KShM, gjithashtu kërkon nga DKA-të që të sigirohen që: administruesit të arrijnë me kohë në Qendrën e Testimit, të kenë me vete Udhëzuesin me rregullat për administrimin e testit, të respektojnë rregullat e administrimit të testit sipas udhëzuesve të shpërndarë nga DVSM, të njoftojnë nxënësit për rregullat që duhet të respektojnë gjatë procesit të testimit dhe të mos lejojnë nxënësit që të hyjnë me telefon në Qendër të Testimit.