Nesër konventa e PDK-së, Memli Krasniqi s’ka kundërkandidat në garën për kryetar të partisë

02.07.2021

Gjatë ditës së nesërme do të mbahet konveta zgjedhore e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ku edhe do të zgjidhet kryetari/ja i/e ri të kësaj partie. Tash e disa muaj ky subjekt politik ka qenë me ushtrues detyre (u.d) të kryetarit të partisë, pasi që Kadri Veseli kishte shkuar në Gjykatën Speciale në Hagë, ku […]

Nesër konventa e PDK-së, Memli Krasniqi s’ka kundërkandidat në garën për kryetar të partisë Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së nesërme do të mbahet konveta zgjedhore e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ku edhe do të zgjidhet kryetari/ja i/e ri të kësaj partie.

Tash e disa muaj ky subjekt politik ka qenë me ushtrues detyre (u.d) të kryetarit të partisë, pasi që Kadri Veseli kishte shkuar në Gjykatën Speciale në Hagë, ku edhe po gjykohet atje.

Para pak minutash deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza ka mbajtur një konferencë për media ku ka thënë se Memli Krasniqi nuk e ka asnjë kundërkandidat në garën për kryetar të ri të partisë.

Deputeti Hamza në konferencë tha se Krasniqi i ka të gjitha karakteristikat e liderit të partisë.

“I ka të gjitha karakteristikat që duhet t’i ketë një lider. Ka qenë një garë e hapur. Fakti pse e kemi vetëm ai kandidat do të thotë që të gjithë jemi pajtuar që ta mbështesim Krasniqi në këtë proces.

Nuk ka pasur ndikimi, gara ka qenë e hapur dhe kushdo që e ka ndjerë veten që është për këtë pozitë e ka pasur këtë të drejtë”, ka thënë Hamza.

“Gara me një kandidat edhe në këtë proces do të jetë demokratike”, tha më tutje Hamza.

I pyetur se a ka mundësi që gjatë procesit të konventës zgjedhore të paraqitet ndonjë kandidaturë tjetër, ai tha se këto janë të rregulluar ligjërisht me statut dhe beson se statuti e rregullorja duhet të respektohet nga të gjithë.