Nesër KFOR-i me ushtrime ushtarake në Suharekë

Nesër KFOR-i me ushtrime ushtarake në Suharekë

Misioni i KFOR-it po vijon me stërvitje në të gjithë territorin e vendit.

Nesër është paralajmëruar se do të ketë disa lëvizje të trupave të KFOR-it në pjesë të ndryshme të Kosovës, po ashtu do të ketë edhe në Suharekë.

Sot në Komunën e Suharekës është mbajtur takimi i radhës për koordinim lokal të sigurisë, ku është raportuar për për ndodhitë e javës, ku përfaqësuesi i KFOR-LMT, i cili ka thënë se java ka qenë e qetë si dhe ka njoftuar se nesër (e premte), do të ketë ushtrime ushtarake nga ana e KFOR-it, me aterim të helikopterit në qytetin e Suharekës, në zonën afër Shkollës së Mesme Teknike “Skënder Luarasi”, në orën 10:30 deri në orën 13:30.

Sipas KFOR-it, kjo është vetëm një stërvitje normale dhe se situata mbetet nën kontroll.

“KFOR-i vazhdon të stërvitet për të qenë i gatshëm dhe të garantojë siguri për të gjithë njerëzit në Kosovë. Në ditët e ardhshme do të ketë disa lëvizje të trupave të KFOR-it në pjesë të ndryshme të Kosovës. Kjo është vetëm një stërvitje normale e zbarkimit dhe procedurave. Situata mbetet nën kontroll, pa asnjë shenjë kërcënimi të mundshëm”, thuhet në njoftim.

RAPORTO